Tuesday, 7. April 2026
Sport

VIDEO/ Derbi i Milanos ndez menjëherë polemikat në rrjet, a ishte apo jo i rregullt avantazhi zikaltër?

GS 16/09/2023 1 Min. Lesezeit

Përballjet Inter-Milan shoqërohen gjithmonë me polemika për episode të diskutueshme dhe derbi i sotëm nisi me një të tillë te goli i avantazhit të skuadrës zikaltër.

sadsasasdsdasdas

Mikhtarjan i dha avantazhin Interit në minutën e 6-të mes protestave të shumta të lojtarëve dhe pankinës kuqezi, që pretendonte se aksioni ishte i parregullt për shkak të një përplasje mes Dumfris dhe Hernandez i cili po ndiqte Turam në krahun e majtë të sulmit zikaltër.

VASR kontrolloi pamjet dhe në fund arriti në përfundimin se goli ishte i rregullt. Por kjo nuk ka shmangur polemikat në rrjet, pasi tifozët e të dy krahëve kanë nisur të debatojnë menjëherë nëse duhej cilësuar i vlefshëm apo jo goli, pasi Dumfris përplasi në tokë mbrojtësin e Milanit, edhe pse ky ishte më mbrapa Turam.

SHIH VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Teilen: