• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Inter “shpërfytyron” Milanin, zikaltërit fitojnë derbin e pestë radhazi me “manita”

16/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter ka mposhtur me poker Milanin ditën e sotme, ku zikaltërit fituan me shifrat 5-1.

Serinë e golave e hapi Mkhitaryan, pasi në minutën e 5’ një gjuajtje e dobët nga Dimarco përfundoi në këmbët e armenit i cili më pas e dërgoi në rrjetë.

Goli i dytë erdhi nga Marcus Thuram në minutën e 38’. Sulmuesi francez goditi një predhë nga distanca dhe topi ishte i pamundur për t’u ndalur nga Maignan.

Në pjesën e dytë Milan reagoi, pasi në minutën e 57’, Theo Hernandez la topin për Leao dhe portugezi shënoi përballë zvicerianit Sommer.

Por kuqezinjtë nuk patën forcën për të përmbysur shifrat. Inter shënon përsëri në minutën e 69’ me Mkhitaryan përsëri. Inter nuk u mjaftua me kaq, pasi në të 79’, Calhanoglu shënoi edhe të katërtin falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Lautaro Martinez.

Megjithatë, skuadra e Inzaghit nuk ka toleruar fare, pasi në minutën e 93’ të ndeshjes, Davide Frattesi shënon edhe golin e pestë.

Në këtë derbi pati edhe minuta për Kristjan Asllanin, pasi mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 80’ të sfidës. Inter kështu merr kreun e Serie A dhe shënon një rekord personal me 5 derbi të Milanos të fituara radhazi./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Inter-Milan

Next Post

Spektakël në 'Giuseppe Meazza', Interi demolon Milanin! Asllani 10 minuta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.