• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Fratesi në derbi si Toti ndaj Juventusit, episodi me Kruniç para golit bën xhiron e rrjetit

16/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i Milanos sot është mbyllur me një sukses të thellë 5-1 të Interit, ku protagonist u bë edhe Davide Fratesi. Mesfushori i talentuar i është bashkuar zikaltërve si një armë më shumë në fazën ofensive dhe ai e tregoi këtë me golin e shënuar në derbi, duke vulosur suksesin 5-1 të ekipit të tij.

Collage Maker-16-Sep-2023-09-03-PM-2543

E megjithatë, në rrjet nuk flitet aq shumë për golin, sa për gjestin vetëm pak sekonda para shënimit të tij. Pikërisht 30 sekonda para se të tundte rrjetën, ai kishte një duel me Kruniç dhe kërkoi faull nga gjyqtari, Ky i fundit vazhdoi lojën ndërsa mesfushori i Milanit i tha diçka atij të Interit. Fratesi iu kthye dhe i bëri me shenjë që të pushonte dhe më pas i tregoi katër gishtat sa golat që ishin shënuar deri në ato momente.

SHIH VIDEO

Një veprim i cili të gjithëve u ka kujtuar atë të famshëm të Totit në ndeshjen Roma-Juventus kur verdhekuqtë triumfonin 4-0. Ai ia bëri një gjë të tillë Tudor në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në vitin 2004. “4 dhe në shtëpi”, ishte mesazhi i Totit, të cilin Fratesi i lindur në Romë kushedi se sa herë e ka parë që i vogël.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inzaghi mban skuadrën me këmbë në tokë: Nuk jemi më të fortët, kemi rrugë të gjatë përpara

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.