Tuesday, 7. April 2026
Sport

Arsenali fiton ndaj Evertonit

GS 17/09/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore ndaj Evertonit, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të javës së pestë në Premierligë.

Topçinjtë kaluan në epërsi me anë të Gabriel Martinellit, në minutën e 19-të, por goli i tij u anulua nga VAR-i.

  

Më gola nuk pati dhe u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Leandro Trossard, shënoi një gol të bukur në minutën e 69’, pasi u shërbye mirë nga Bukayo Saka.

Arsenali pas fitores mbetet në vendin e katërt me 13 pikë, pas pesë ndeshjeve.

Ndërkohë, Evertoni renditet në vendin e 18-të me një pikë. /Klankosova.tv.

  

  


Teilen: