Tuesday, 7. April 2026
Sport

Roma e “turpëron” Empolin me 7 gola të shënuara

GS 17/09/2023 1 Min. Lesezeit

Roma ka shënuar fitore të thellë ndaj Empolit në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A me rezultat 7:0.

Skuadra e Romës e drejtuar nga Jose Mourinho ka qenë superiore ndaj Empolit.

  

Dylaba (2), Sanchez, Grassi (autogol), Cristante, Lukaku dhe Mancini, kanë realizuar për ekipin romak.

Për Empolin i plotë në këtë ndeshje ishte “gardiani” nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.

Në fillim të pjesës së dytë (46’), u inkuadrua edhe futbollisti tjetër nga Kosova i Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Reprezentuesi i Shqipërisë U21, Stiven Shpendi, u inkuadrua në minutën e 84-t për Empolin.

Roma me këtë fitore ndodhet e 12-të në renditje me katër pikë, kurse Empoli zë pozitën e fundit në tabelë (20), pa asnjë pikë tubuar.

  

  


Teilen: