• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ “Galaktikët” realizojnë përmbysjen e madhe, Real Madrid fiton ndaj Sociedad në “shtëpi”

18/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. “Galaktikët” e Real Madrid kanë vazhduar serinë e fitoreve në La Liga, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur të triumfojnë ndaj Real Sociedad, me rezultatin e ngushtë 2 me 1, në “shtëpinë” e tyre, Santiago Bernabeu.

Sipari i golave u çel që në minutën e 5’-të të sfidës, me anësorin bask, Ander Barrenetxea që finalzion me gol një aksion perfekt të skuadrës së tij, duke e çuar rezultatin në 1 me 0, rezultat që do të “vuloste” dhe pjesën e parë të lojës.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës vjen dhe kundërpërgjigja e madrilenëve, të cilët fillimisht me Federico Valverde në minutën e 46’ e më pas me Joselu në minutën e 60’ përmbysën gjithçka, duke arritur të siguronin 3 pikë “të arta” në garën e këtij viti për titullin kampion.

Falë këtij rezultati, “galaktiktët” e Real Madrid vazhdojnë të mbeten në vendin e parë, me 15 pikë të plota pas 5 ndeshjeve, 2 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, ndërsa në krahun tjetër, Real Sociedad mbetet në vendin e 11-të të renditjes me 6 pikë në 5 ndeshje. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Ander Barrenetxea, 1-0:

Goli i Federico Valverde, 1-1:

Goli i Joselu, 2-1:

Next Post

Thuram: Duhet të kisha ardhur te Inter para dy vitesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.