Skuadra Phoenix, i cili garon në Ligën e Parë sot ka prezantuar trajnerin e ri Faruk Statovcin.
Phoenix aktualisht gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Grupit A, me vetëm dy pikë pas katër xhirove, humbja e fundit ishte kundër Suharekës me rezultat 2:0.
Kurse Faruk Statovci sezonin e kaluar kishte drejtuar skuadrën e KEK-ut dhe aktualisht mban pozitën e ndihmëstrajnerit te Përfaqësuesja U15 e Kosovës, ndërsa drejtimin e skuadrës së re do ta fillojë në ndeshjen ndaj Dinamos nga Ferizaj.