Ish-trajneri pedofil Barry Bennell ka vdekur në moshën 70-vjeçare në burgun Littlehay, raporton SkySports, transmeton lajmi.net.
Bennell i vdekur në burg ishte i dënuar për disa raste të sulmeve seksuale.
“I burgosuri Barry Bennell vdiq në Littlehay më 16 shtator 2023. Si me çdo fatalitet, vdekja e tij do të hetohet”, thuhej në njoftim.
Bennell kishte një të kaluar të tmerrshme pas tij. Në vitin 2018, ai u dënua me 30 vjet burg për abuzim seksual të më shumë se dhjetë djemve. Ai ka kryer të paktën 50 vepra seksuale ndaj tyre.
Më pas, në vitin 2020, dënimit të tij iu shtuan edhe katër vite burg, rezultoi se numri i fëmijëve u rrit në 22.
Rasti i parë u regjistrua më 16 nëntor 2016, kur Andy Ëoodëard, i cili drejtohej nga Bennell në Alexandra, zbuloi se ishte abuzuar nga Bennell si djalë në vitet 1980, dhe më pas Steve Walters pohoi të njëjtën gjë, pasi më 23 nëntor.
Bennell më parë ishte trajner I Alexander Crowe dhe skaut të Manchester Cityt./Lajmi.net/