• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Valverde: Të largohem nga Real Madrid? As nuk e mendoj

19/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federico Valverde është një nga lojtarët kryesorë të Real Madrid teksa edhe në këtë sezon mesfushori ka besimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Italiani e konsideron një titullar të padiskutueshëm Valverden, teksa uruguajani ia shpërbleu edhe me një gol këtë fundjavë në sfidën ndaj Real Sociedad.

Ofertat për Valverden nuk mungojnë, sidomos nga Premier League. Por, 25-vjeçari as nuk e mendon të largohet nga Real Madrid në këtë moment të karrierës duke theksuar se është me shumë fat që luan për “Los Blancos”.

“Ofertat nga Real Madrid? Unë kam fatin të luaj me Real Madrid.

Do të mendoj për një tjetër opsion ditën kur nuk do të ndjehem i dëshiruar nga Reali apo kurrë të mos kem cilësinë për të luajtur me Realin.

Atëherë do të jetë vetë Reali që do të mendoj për një tjetër lojtar duke ma bërë të qartë se nuk jam në planet e tyre.

Por, për momentin nuk ka asnjë tjetër opsion veç madrilenëve”, u shpreh Valverde.

Next Post

VIDEO/ Vizita në “Milanelo”, Ibra bën shaka me tifozët: I thashë Piolit që jam gati të luaj sot, por nuk jam në listë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.