• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bregallnica, skuadra e preferuar e nigerianit, Hogan Ukpa

19/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hogan Ukpa po zhvillon sezonin e dytë me fanellën e Struga Trim Lum.

Nigeriani 21-vjeçar skuadrës strugane iu bashkua verën e vitit 2022, kur erdhi nga rradhët e FK Liepaja. Ai në edicionin e tij të parë luajti në 27 ndeshje kampionale, duke regjistruar edhe 2 gola dhe 4 asistime me fanellën e Struga Trim Lum.

Në fillim të kampionatit të kaluar, në pjesën më të madhe të ndeshjeve i njëjti luante titullarë me Zaharievskin si trajner, ndërsa me ardhjen e Shpëtim Duros, gjërat ndryshuan.

Ukpa shumicën e ndeshjeve nën drejtimin e trajnerit aktual në pjesën e dytë të sezonit 2023/24 i niste nga bankina, njëjtë sikurse po ndodh edhe këtë edicion, përfshirë këtu edhe ndeshjet europiane, por edhe ato në kampionat.

Edhe të dielën kundër Bregallnicës, Ukpa në lojë u inkuadrua nga bankina, mirëpo kjo nuk e pengoi nigerianin për të shënuar golin e parë në sezonin e ri.

Ukpa realizoi golin e fundit, të tretin ndaj Bregallnicës, skuadër kjo që po rezulton të jetë skuadra e preferuar e mesfushorit afrikan të Struga Trim Lum, kjo për faktin se që të tre golat që i ka shënuar me fanellën e skuadrës strugane në gjithsej 36 ndeshje, i ka shënuar pikërisht ndaj Bregallnicës.

Next Post

Kejn “kërcënon” Junajtidin: Nuk do ta harroj kurrë, trajnerit i duhet kohë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.