Ballkani ka pësuar disfatë nga Viktoria Plzen në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës pësoi 1:0 nga Viktoria Plzen në stadiumin “Doosan Arena” në Çeki, shkruan lajmi.net.
Golin e fitores për vendasit e realizoi Kalvach në minutën e 73-të të ballafaqimit nga distanca, falë edhe një devijimi.
Me këtë humbje Ballkani zë vendin e tretë në Grupin C me zero pikë, njëjtë si Astana e fundit.
I pari me tri pikë në grup është Dinamo Zagrebi që fitoi 4:1 ndaj Astanës, ndërkaq e dyta me tri pikë poashtu është Viktoria Plzen./Lajmi.net/