• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vetëm 27-vjeç, mesfushorja e Sheffield United ndërron jetë

22/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushorja e Sheffield United, Maddy Cusack, e cila mbante edhe rolin e menaxheres së marketingut, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez me një njoftim në rrjetet zyrtare: “Sheffield United Football Club është i tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Maddy Cusack. Maddy, lojtare e ekipit të femrave që nga viti 2019 dhe menaxhere marketingu e Klubit të Futbollit, ndërroi jetë të mërkurën. Maddy arriti një moment historik, ndërsa numëroi 100 paraqitje për Sheffield United Women. Për më tepër, ajo ka qenë një kolege e çmuar në zyrat e Bramall Lane, duke u zhvendosur nga Fondacioni i Komunitetit të Sheffield United në Klub në vitin 2021 për të ndihmuar në marketing.”

Klubi nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me vdekjen e Cusack. Mesfushorja ishte caktuar si zëvendës-kapitene e Sheffield United muajin e kaluar dhe sapo kishte filluar sezonin e saj të gjashtë me ekipin, duke e bërë lojtarja më jetëgjatë në skuadrën aktuale./ h.ll/abcnews.al

Next Post

“Kujdes me Çekinë, ne gabojmë kur ndihemi të sigurtë”- Mavraj: Shqipëria po rikthehet në skenë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.