Thursday, 9. April 2026
Sport

Kaosi që i parapriu ndeshjes së Ligës së Konferencës, afër 100 tifozë u arrestuan

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Përleshjet mes tifozëve i paraprinë ndeshjes së xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës mes Genk dhe Fiorentinës.

  

Dy grupet e tifozëve u përleshën para ndeshjes rrugëve të qytetit belg, me ç’rast u arrestuan afër 100 tifozë italianë të Fiorentinës, njoftojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

“Rreth njëqind tifozë italianë u arrestuan dhe humbën ndeshjen për shkak të kësaj”, tha Iben Sempels, zëdhënësi i Genk.

Përkundër kësaj, ndeshja në fund u mbyll me barazim 2:2 në stadiumin “Cegeka Arena”.

Golashënues për vendasit ishte edhe Andi Zeqiri, futbollisti me prejardhje shqiptare që përfaqëson Zvicrën./Lajmi.net/

  

  


Teilen: