Thursday, 9. April 2026
Sport

Klubi anglez jep lajmin e hidhur, futbollistja vdes në moshën 27-vjeçare

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ka vdekur futbollistja e Sheffield United, Maddy Cusack në moshën 27-vjeçare, njoftoi klubi anglez, transmeton lajmi.net.

  

Gjatë sezonit të fundit, Cusack kaloi shifrën e 100 paraqitjeve me fanellën e Sheffieldit dhe ishte edhe zëvendëskapitene e ekipit.

Ajo nënshkroi një kontratë të re në korrik.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi, ndërsa shkaku i vdekjes së saj nuk është përcaktuar.

“Klubi i Futbollit Sheffield United është i shkatërruar për të njoftuar lajmin e trishtuar për vdekjen e Maddie Cusack. Klubi dhe familja e Maddie do të vlerësonin një periudhë privatësie dhe nuk do të komentojnë më tej në këtë kohë të trishtuar”, thuhej në deklaratën e shkurtër./Lajmi.net/

  

  


Teilen: