• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deliallisi sfidon Tiranën

22/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja ndaj Dinamo City-t në javën e katërt të Kategorisë Superiore ishte një lloj morali për Erzenin. Skuadra shijakase mori fitoren e parë me rezultatin 2-1. Një sukses shumë i rëndësishëm, këtë e ka komentuar trajneri Alfred Deliallisi.

“Fitorja me Dinamon i ka dhënë tjetër dimension ekipit. Në futboll zakonisht fitoret të japin edhe më shumë besim dhe për këtë motiv them se dueli i fituar pak ditë më parë ka ardhur në momentin e duhur”, tha Alfred Deliallisi.

Në javën e pestë, Erzeni do të përballet me Tiranën, në një sfidë ku skuadra shijakase do të përpiqet të marrë maksimumin, madje vetë trajneri as nuk e mendon barazimin ndaj skuadrës kryesuese.

“E dimë fare mirë se kundër kujt luajmë, por ne do të shkojmë në Tiranë për të bërë maksimumin. Nuk kam përgatitur lojtarët për të luajtur pëër barazimin pasi secilën ndeshje e luajmë për të dhënë gjithçka”, theksoi tekniku i ekipit te Erzenit. 

Asnjë dëmtim apo mungesë, skuadra do të jetë e plotë në takimin ndaj Tiranës, por trajneri Deliallisi vazhdon të këmbëngulë për një sulmues, dhe duket se drejtuesit do ja plotësojnë dëshirën.

Next Post

Distria Krasniqi siguron medalje në Grand Slamin e Bakusë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.