Thursday, 9. April 2026
Sport

De Paul pritet të transferohet te gjiganti italian për 30 milionë euro në merkaton e janarit

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Rodrigo De Paul transferohet te gjiganti italian për 30 milionë euro në merkaton e janarit.

Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A.

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul, është i lidhur me një rikthim në Serie A, për një kohë të gjatë.

De Paul ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon duke realizuar 2 asistime ndërsa kontrata me Atleticon i skadon në vitin 2026.

Sipas Calciomercato, Juventus synon transferimin e De Paul në merkaton e janarit dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër e kanë piketuar De Paul si zëvendësuesin ideal të Pogba, i cili është pezulluar pas skandalit me doping.

Teilen: