Thursday, 9. April 2026
Sport

Reagon Suhareka pas ngjarjeve në Iston, kërkon që FFK të marrë masa

GS 23/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një përleshja ka ndodhur sot në Istog ku tifozë kanë sulmuar ekipin mysafirë FC Suhareka

Istogu – Suhareka ishte ndeshja e Ligës së Parë në futboll të Kosovës e ku u tha se një futbollist është lënduar.

  

Për këtë rast, në rrjetet sociale ka reaguar FC Suhareka, të cilët rastin e kanë quajtur të turpshëm.

“Ngjarje skandaloze pas përfundimit të ndeshjes nga futbollistët , zyrtarët dhe shikuesit të pranishëm në stadium”, kanë shkruar kjo faqe por që nuk e kanë përmendur klubin e Istogut.

“Skena të tilla vetëm sa e dëmtojnë imazhin e futbollit Kosovar në përgjithësi, kërkojmë nga organet kompetente dhe nga organet brenda FFK-së të marrin vendimet e duhura”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

 

  

  


Teilen: