• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

100 ditët e Belingamit, djaloshi i ndrojtur që ka fituar Madridin

24/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Na na na nananana, nannana, hej Jude…” Këto tekste janë pjesë e klasikut të “The Beatles” që tifozët madrilenë e kanë adoptuar për të festuar golat mesfushorit anglez, Xhud Bellingam, që nga ardhja e tij te Reali. “Nuk mund ta besoja. Kur kënduan ‘Hej Jude’ në fund doja të ndaloja dhe t’i dëgjoja. Kisha të dridhura, më dridheshin këmbët”, ia ktheu tifozëve të Realit numri 5.

belingam

Dhe Bellingami është një nga ata të paktët e përzgjedhur, për të cilët shprehja “ka lindur për të luajtur për Madridin” i shkon plotësisht përshtat. Një lloj futbollisti që kur ka topin është sikur ndalon kohën dhe e dominon atë.. Ai është përpara rivalëve të tij dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera (gjashtë gola dhe një asist në 6 ndeshje) f illojnë të mbushin ditarin e tij të futbollit.

Më 15 qershor 2023, në ditën e tij të parë si lojtar i Realit, Xhud nuk ngurroi të kërkonte topin dhe të vishte fanellën me numrin 5 të Zinedin Zidanit për ta bërë të qartë se ai është një futbollist që nuk i trembet presionit. “Jam gati për sfidën”. Mesfushori anglez zbarkoi në Madrid pasi klubi i bardhë pagoi 103 milionë euro për Dortmundin. Dhe Bellingami nisi të mësonte pa humbur kohë.

“Ky është Reali i Madridit”, u përpoq t’i shpjegonte nxënësit Karlo Ançeloti, pasi arriti fitoren e parë në Champions League me “los blancos” në minutën 94-t. Një gol për të festuar ditën e tij të 100-të që kur erdhi në klubin e bardhë, një djalosh i ndrojtur që ka arritur t’i bëjë të gjithë për vete në Madrid. Tifozët e Realit kanë nisur të dashurohen me futbollin e tij, gëzimin dhe personalitetin e tij.

“Normalisht jam një djalë i turpshëm, por jam për shtatur më shpejt nga sa e kam menduar. Çdo ditë arrij me një buzëqeshje në fytyrë”, ka rrëfyer ai. 100 ditë, në të cilat ai ka pasur kohë për t’i treguar botës personalitetin e tij, i cili e ka ndihmuar të fitojë mbi të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe stafin, për t’u futur në një grup që kënaqet kur Jude buzëqesh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Deco flet për dyshen Felix dhe Cancelo: Dua t’i mbajmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.