Empoli pret Interin në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Serisë A, me zikaltrit që kërkojnë fitoren e radhës në kampionat.
Empoli vjen në këtë sfidë pa asnjë pikë dhe pa asnjë gol të shënuar gjatë gjithë sezonit dhe kërkon që të lërë pas momentet e errëta dhe kthesa të vijë pikërisht kundër zikaltërve.
Këta të fundit kanë fituar katër ndeshjet e para dhe janë të vetmit në Itali që qëndrojnë perfekt dhe pikërisht kështu duan të vazhdojnë edhe pas kësaj jave.
Në fushë për vendasit janë dy futbollistë të Kombëtares, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli, ndërsa për stol është Stiven Shpendi. Nga ana tjetër te miqtë në stol është një ish i Empolit, Kristjan Asllani.
REZULTATI LIVE:
EMPOLI 0-1 INTER
Dimarko 51′
NGJARJET KRYESORE:
66′ Ranokia provon me një gjuajtje të rrezikshme, por Zomer i mohon golin vendasve.
51′ GOOOL INTER 1-0/ Dimarko lëshon një gjuajtje fluturimthi nga distanca dhe e çon topin në trekëndësh. (VIDEO)
51′ Zëvendësim i detyruar te Empoli. Largohet Ismajli i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Valukievix.
50′ Dimarko godet brenda zonës dhe Berisha e ndal duke e çuar topin në këndore. (VIDEO)
47′ Shpendi hyn në zonë dhe arrin të godasë me vështirësi, me tentativën tij që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
45′ Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë!
40′ Fratezi hyn në zonë dhe godet, me Berishën që tregohet i vëmendshëm dhe ndal topin në dy kohë. (VIDEO)
38′ Lautaro futet në zonë dhe provon të godasë, por tentativa e tij ndalet nga Isamjli.
35′ Turam godet dhe e çon topin në rrjtë, por pozicioni i francezit ishte i parregullt. (VIDEO)
26′ Açerbi ndërhyn ashpër ndaj Shpendit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
12′ Dimarko provon me një gjuajtje nga disatnca, me Berishën që arrin ta ndalë siç duhet. (VIDEO)
10′ Darmain provon me kokë, por Ismajli i mohon golin në vijën fatale mbrojtësit të Interit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
EMPOLI: Berisha, Ebuehi, Ismajli, Luperto, Pexela, Marin, Ranokia, Maleh, Baldanzi, Shpendi, Kambiagi.
Trajner: Aurelio Andreaxoli
INTER: Zomer, Pavar, Açerbi, Bastoni, Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko, Turam, Lautaro.
Trajner: Simone Inzagi
PANORAMASPORT.AL