Thursday, 9. April 2026
Sport

Interi mposht Empolin, tre shqiptarë aktivizohet nga minuta e parë

GS 24/09/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Interit ka regjistruar edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke vazhduar të jetë skuadra e vetme me pikë të plota deri më tani.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi sot në udhëtim ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit italian.

  

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Carlo Castellani” përfundoi me fitoren minimale të mysafirëve 0:1.

Golin e fitores dhe të tri pikëve për “Nerazzurrët” e shënoi Federico Dimarco, në minutën e 51-të.

Vlen të theksohet se te Empoli ishin tre futbollistë shqiptarë në formacionin e titullarëve. Portieri Etrit Berisha kompletoi edhe një paraqitje të tërë, mbrojtësi Ardian Ismajli luajti për 51 minuta dhe u largua shkaku i një lëndimi, derisa sulmuesi Stivi Shpendi qëndroi në fushë për 79 minuta.

Te Interi në bankën e rezervistëve ishte shqiptari, Kristjan Asllani.

Interi pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, ndërsa Empoli mbetet në pozitën e fundit (20) dhe ende me zero pikë.

 

  

  


Teilen: