• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Krepi fton 20 futbolliste

24/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas seleksionimit 1-ditor me rreth 37 futbolliste të datëlindjes 2009, Shqipëria U-15 është gati të nisë grumbullimin dhe aventurën për turneun ‘UEFA Development’ për vajza, që do të zhvillohet në vendin tonë në Shqipëri në datat 24 shtator – 2 tetor, një turne që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të kësaj grupmoshe.

Përveç Kombëtares shqiptare U-15, që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Maltës, Ishujve Faroe dheLuksemburgut. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’ në Tiranë në datat 27, 29 shtator dhe 2 tetor. Shqipëria U-15 do të nisë përgatitjet nga e diela e 24 shtatorit në Tiranë, ku do të qëndrojë e grumbulluar deri në fund të turneut.

Ndërkaq, trajneri Krepi ka shpallur edhe listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këtë kompeticion. Përveç seleksionimit mjaft të vlefshëm të zhvilluar disa ditë më parë në ‘Shtëpinë e Futbollit’, nën drejtimin e teknikut kuqezi dhe stafit të kombëtares U-15 ku morën pjesë rreth 37 futbolliste, duhet theksuar se një punë mjaft e mirë është bërë edhe me ekipet në kampionatet e shkollave 9-vjeçare në disa zona të Shqipërisë, ku aktivizohen çdo vit mbi 800 vajza të vogla që kanë pasion futbollin.

Ky është një kompeticion shumë i rëndësishëm për këtë grupmoshë, teksa prej disa javësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përgatitjet e duhura për ta organizuar sa më mirë këtë event, në bashkëpunim të ngushtë edhe me UEFA-n, që i ka besuar aktivitete shumë të rëndësishme ndërkombëtare edhe për këtë vit futbollistik. /FSHF

Lista e lojtareve të grumbulluara: 

Next Post

VIDEO/ Kaos në klasiken e Holandës. Tifozët e Ajaksit ndërpresin ndeshjen, policia i largon me gaz lotsjellës dhe kuaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.