Sunday, 29. March 2026
Sport

Tifozët e Crevena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit bëhen bashkë për herë të parë, shkak Kosova

GS 28/09/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Crevena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit bashkohen vetëm në një stadium për ta sharë e rivalizuar njëri-tjetrin.

Ata janë bashkuar së fundmi për shkak të Kosovës e kjo ndodhi, në mbrëmjen e djeshme.

  

Pavarësisht se duhej të ishin kundërshtar dhe duke ofenduar njëri-tjetrin në stadium, për derbin që u shty pas ngjarjeve të fundit, kryesia e tifogrupeve ka shkuar në tempullin e Shën Savës.

Atje janë përkujtuar serbët që ndërruan jetë në Kosovë, pikërisht disa prej anëtarëve të atij grupi që shkoi për të terrorizuar Kosovën, por kishin një fund të hidhur.

Kryesia e ultrasve shkoi për të përkujtuar viktimat dhe kështu i shtrin dorën njëri-tjetrit. /Lajmi.net

 

  

  


Teilen: