• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formacioi i mundshëm / Turam i paprekshëm, Inzagi ul në stol Lautaron “e shtrydhur”

30/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga forma fizike te konkretizimi para portës, Interi ka një siguri në tryezë drejt transfertës ndaj Salernitanës që do të zhvillohet sot në 20:45, Markus Turam, që në këtë moment është bërë edhe më thelbësor se Lautaro Martinez.

inter

“Demi” mbetet lideri i Interit, lojtari më i rëndësishëm i të gjithëve, por pikërisht për këtë arsye ai ka më shumë minuta në këmbë se kushdo tjetër, 601, duke përjashtuar Zomerin (megjithatë pak më shumë, 630).

Edhe me sy të lirë ai është një nga ata lojtarë që është shfaqur më i lodhuri, arsye për të cilën Inzagi ka vendosur t’i dhurojë një ndeshje pushim, të paktën jo 90 minuta. Me Salernitanën argjentinasi do ta nisë nga stoli dhe ndoshta do të hidhet në fushë gjatë ndeshjes, ndërkohë që krah Turamit do të rreshtohet Aleksis Sançez.

Kapiteni duhet të rikuperojë energjitë ndërsa në prag është ndeshja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ajo ndaj Benfikës të martën, një sfidë ku Interi do të ketë më së shumti nevojë për të.

Zikaltrit duan të shmangin në çfarëdolloj mënyre që Lautaro të hyjë në një nga periudhat e tij të errëta, atë të mungesës së golit që si një vit më parë mund të përkthehen në rezultate negative për skuadrën. Duke pritur 26- vjeçarin ama, Interi mund të bazohet te Markus Turami.

TURAM DHE SANÇEZ – Kur duhet Turam mund të shkojë në thellësi dhe të zgjasë ekipin, madje edhe t’i sigurojë sistemit taktik të Inzagit kundërsulmin, e po ashtu mund të bëjë të ndihet prania e tij në zonën kundërshtare, duke pasur parasysh gjatësinë prej 192 centimetrash.

Ish-lojtari i Borusia Mynshengladbahut është i vetmi në këtë moment të sezonit që mund të garantojë ato shpërthime sulmuese. Edhe me Sasuolon, sprintet në të djathtë shpesh kanë çuar në mundësi të rrezikshme dhe fiziku i tij është i nevojshëm në një manovër sulmuese që ka humbur avantazhin.

Krah tij Sançez duhet të konfirmojë që klasi është i përjetshëm dhe që pavarësisht 34 viteve dhe një vere pa fazë përgatitore, mund të jetë ende vendimtar për skuadrën. Në të parën si titullar, në eksperiencën e tij të dytë me zikaltrit, sulmuesi duhet të rifitojë edhe një herë zemrën e gjithë zikaltërve, nga drejtuesit dhe trajneri e deri te tifozët.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Milani si një familje”, Reijnders synon gëzimin e parë sezonal: Dua një gol kundër Lacios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.