Ange Postekoglu ka rilindur Totenhemin këtë sezon, ndërsa “Spërsat” bëhen gati për përballjen e sotme me Liverpulin. Si Totenhemi, ashtu edhe Liverpuli, nuk kanë humbur ende këtë sezon.
Dhe trajneri greko-australian thotë se është rritur duke bërë tifo për skuadrën e “reds”-ave edhe pse është rritur në Melburn.
“Ishin vitet shtatëdhjetë. Kishe vetëm dy rrugë. Në atë kohë ata transmetonin vetëm Liverpulin ose Mançester Junajtidin. Kisha disa shokë që zgjodhën Junajtidin, kështu që zgjodha Liverpulin për ta bërë atë interesante. Si çdo fëmijë, unë i kisha posterat lart në mur”, tha trajneri i Totenhemit, ndërsa tregoi edhe përse lojtarët i drejtohen duke e quajtur baba: “Nuk e di pse e bëjnë, ndoshta sepse është një mënyrë se si unë vishem. Jam më i vjetër dhe kam pasur më shumë eksperienca jetësore”.
PANORAMASPORT.AL