Saturday, 11. April 2026
Sport

VIDEO/ Moment tronditës! Përplasja e frikshme, portieri bie pa ndjenja. E shpëtojnë me… defibrilator

GS 30/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një moment tronditës u shënua në minutën e 85-të në duelin e Valvijk dhe Ajaks e cila u ndërpre përfundimisht. Portieri i vendasve Eitene Vaesin, ra pa ndjenja pas një përplasjes me sulmuesin e Ajaks, Brian Brobei. 

6

Pas rënies pa ndjenja të Vaesin shokët e skuadrës vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e menjëhershme ishte edhe ndërhyrja e stafit mjekësor, që i shpëtuan jetën 28-vjeçarit, ndërsa nga mediat holandeze bëhet me dije e është përdorur edhe një defibrilator. 

PORTIERI

Vaesin u nxor me barelë nga fusha e lojës, ndërsa arbitri thirri edhe lojtarët e tjerë në dhomat e zhveshjes teksa u vendos që ndeshja mos të rifillonte duke u ndërprerë përfundimisht, ndërkohë që rezultati ishte 2-3 për Ajaksin.  

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: