Saturday, 11. April 2026
Sport

Dinamo nuk ka të ndalur, demolon edhe Istogun! Dy ndeshje sot

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Dinamo e Ferizajt nuk ka të ndalur, ka demoluar me rezultat 4:0 edhe Istogun, në takimin e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Dinamo e ka mposhtur me rezultat 4:0 Istogun.

Dinamovitët me një lojë të mirë demoluan Istogun.

Golat i realizuan Fidan Gërbeshi (22’), Henry Chibueze (32′ e 76′) dhe Genc Berisha (82′).

Dinamo ka 5 fitore, 1 barazim dhe pa humbje deri më tash.

Grupi  A

Dinamo – Istogu 4:0

Suhareka – Trepça ’89 0:1

Trepça – Phoniex 1:1

Sot

Vëllaznimi – Rahoveci 15.00

Drenmica – Rilindja 15.00

Dinamo kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Trepçën ‘89 me 11, Suharekën 10, Rahevecin 8, Trepçën 8 pikë etj.

Teilen: