Futbollisti danez, Niklas Bendtner, është gjetur sërish në qendër të vëmendjes së publikut.
Këtë herë është ndarja me të dashurën e tij prej shumë kohësh dhe gjetja e një të reje.
Bendtner ishte në lidhje me modelen suedeze Klara Linna Wahlquist, por çifti i përmendur u ndanë – gjë që u konfirmua nga vajza 24-vjeçare.
“Nuk ka asgjë të keq mes nesh, thjesht kemi pikëpamje të ndryshme për jetën”, tha Klara dhe ndërkohë mediat njoftuan se Bendtner tashmë kishte gjetur një dashur të re.
Është Sus Wilkins (34), një aktore me të cilën Bendtner dyshohet se ka kaluar fundjavën në Romë.
Revista “Se og Hor” tashmë e ka vënë këtë çift në faqe të parë dhe ata pretendojnë se janë kapur dorë për dore, shkruan Lajmi.net.
Suss si aktore dhe famën e madhe e morri në serialin “Loving Adults”. /Lajmi.net