Jadon Sancho thuhet se është afër largimit nga Manchester United dhe mbetet në kontakt me trajnerin e Borussia Dortmund, Edin Terzic.
Reprezentuesi anglez është përjashtuar nga aktivitetet e ekipit të parë nga trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, pasi pati një përplasje publike me trajnerin holandez për performancën e tij në stërvitje, transmeton Lajmi.net.
Ten Hag thuhet se e ka bërë të qartë se Sancho nuk do të kthehet në skuadrën kryesore nëse nuk kërkon falje.
Mes mosmarrëveshjes së tij të vazhdueshme me shefin e “Djajve të Kuq”, Sancho thuhet se është afër të pranojë të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit dhe është ende në kontakt me trajnerin e Dortmundit, Terzic, sipas Sky Sports.
Pavarësisht kontaktit midis Sanchos dhe Terzic, një rikthim në Bundesliga ende shihet si shumë i pamundur. /Lajmi.net/