Interi dhe Benfika luajnë sot një përballje shumë delikate mes tyre, pasi asnjë prej këtyre ekipeve nuk ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë në grup. Të dy skuadrave u bëhen shumë të rëndësishme tre pikët ndaj do të jetë një duel i cili pritet të dhurojë shumë emocione.
Trajneri Inzagi ka vendosur të kthejë nga minuat e parë në fushë treshen titullarë të mesfushës me Barela, Mkhitarjan dhe Çalhanollu që e nisin nga minuta e parë. Kështu, Asllani kthehet edhe një herë në stolin e rezervave.
Zikaltrit duhet të jenë të kujdesshëm përballë sulmit portugez në të cilin rreshtohen Di Maria, Neres dhe Rafa Silva.
LIVE: INTER-BENFIKA 0-0
KOMENTI LIVE:
4′ Interi jep sinjalin e parë të rrezikshëm, me një aksion fantastik, por Mkhitarjan nuk arrin t’i gjejë kohën topit për ta shtyrë drejt rrjetës, ndërkohë që edhe gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje (VIDEO)
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL