Janë shënuar dy gola brenda 30 minutave të parë në ndeshjen e Napolit me Real Madridin.
Golin e pare në këtë ndeshje e shënoi Leo Ostigard në minutën e 19-të, kurse Reali barazoi me golin e Vinicius Junior në minutën e 27-të.
Derisa janë shënuar nga dy gola edhe në ndeshjet e Manchester United dhe Arsenal në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Arsenali po barzion me Lens me rezultat minimal 1:1, derisa United me Galatasarayn.
Gabriel Jesus ishte ai që tundi rrejtën pas pasimit të Sakas, derisa për Lens shënoi Adrien Thomasson.
Për “Djajtë e Kuq” ka shënuar Rasmus Hojlund, ndërsa te Galatasaray Wilfried Zaha. /Lajmi.net/