Sunday, 12. April 2026
Sport

Cluji e nxjerr në shitje Ermal Krasniqin

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi rumun Cluj ka nxjerrë në shitje Ermal Krasniqin, lojtarin e tyre kryesor të skuadrës.

Këtë e siguron mediumi rumun “sportmedia.ro”.

“Ermal Krasniqi impresionoi në ndeshjet e para të Clujit, por ardhja e Andrea Mandorlinit e ktheu atë në një lojtar të zakonshëm”, shkruan mediumi rumun..

25-vjeçari e nisi mirë aventurën në Rumani, por që pas ndërrimit të trajnerit, paraqitjet e tij kanë qenë të rralla.

Ai nuk është në planet e trajnerit Mandorlint dhe drejtuesit i kanë premtuar se do ta shesin në dimër.

Cluji kërkoi 5 milionë euro për Krasniqin, por tani do të ishin të gatshëm ta lirojnë për 2 milionë euro.

Cluji në janar pagoi 200 mijë euro për transferimin e Krasniqit nga Ballkani.

Sulmuesi 25-vjeçar me Clujin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Në dhjetë ndeshjet e edicionit aktual, ai ka asistuar një herë.

Teilen: