Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi ishte protagonist i padiskutueshëm për Legian e Varshavës në fitoren 3-2 ndaj Aston Villës në Ligën e Konferencës.
Legia sonte luan në udhëtim ndaj holandezëve të AZ Alkmar dhe padyshim gjithë vëmendja është te sulmuesi i kombëtares shqiptare.
Këtë gjë e shpreh edhe vetë faqja e Ligës së Konferencës.
Përmes një postimi në platformën “Twitter”, kjo faqe shtron pyetjen:
A do të jetë Ernest Muçi në listën e golashënuesve sonte? Postimi shoqërohet me videot e dy golave të shënuar nga Muçi ndaj Aston Villës.
Ernest Muçi on the scoresheet tonight? 💫#UECL pic.twitter.com/kzIG75kiss
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 5, 2023