Monday, 13. April 2026
Sport

Chelsea po planifikon t’ia rinovojë kontratën mesfushorit anglez

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea po planifikon t’ia rinovojë kontratën mesfushorit anglez

Chelsea po planifikon bisedime me mesfushorin Conor Gallagher, sa i përket të ardhmes së tij në “Stamford Bridge”.

Gallagher është titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino, duke qenë në bankën rezervë vetëm një herë, dhe gjithashtu ka qenë kapiten i Chelseat në katër prej nëntë ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon.

Gallagher është futur në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale me Chelsean, e cila do të skadojë në verën e vitit 2025.

Dhe tani Todd Boehly po planifikon që të bisedojë me Gallagher për të diskutuar për zgjidhjen më të mirë për të dyja palët sa i përket të ardhmes së mesfushorit anglez në “Stamford Bridge”.

Te Chelsea thuhet se janë të kënaqur me Gallagher, dhe se po planifikohet një rinovim kontrate për 23 vjeçarin.

Teilen: