Sunday, 12. April 2026
Sport

Elektrizohet “Fadil Vokrri”, Ballkani në epërsi

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

FC Ballkani pret Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1:0, shkruan Lajmi.net.

  

Në 45 minutat e parë ndeshja ka qenë mjaft e barabartë, por kanë munguar rastet.

Kampioni i Kosovës ka rrezikuar disa herë me goditje nga largësia, megjithatë nuk ka arritur ta kaloj Ivan Nevistic.

Në pesë minutat e fundit Dinamo e morri iniciativën, por pa arritur ta shfrytëzojnë atë.

Ishte Ballkani që me një kundërsulm dënoi mysafirët.

Almir Kryeziu ka shënuar pas një depërtimi të mirë.

Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të VAR gola ishte e rregullt.

Kampioni i Kosovës është ende pa pikë, pasi ndeshjen e parë e humbi ndaj Vitoria Plzenit me rezultat minimal 1-0.

Në anën tjetër, Dinamo triumfoi lehtësisht ndaj Astanas, duke e mposhtur 5-1. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: