Ballkani ka shënuar fitore në “Fadil Vokrri”, duke mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat bindës 2:0.
Të kënaqur me një gjë të tillë nuk kanë qenë të kënaqur mediumet kroate, të cilët humbjen e kanë cilësuar si një turp, shkruan Lajmi.net.
“Turpërim në Kosovë: Dinamo pa asnjë plumb të gjuajtur humbi nga Ballkani në Ligën e Konferencës. Dinamo ishte favorit i madh në Prishtinë, por nuk e justifikoi atë status në fushë. Ballkani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, ndërsa Dinamo nuk gjeti se si të përgjigjej dhe kampioni i Kosovës më vonë konfirmoi fitoren e madhe”, ka shkruar 24sata.hr.
Pas një humbje e një fitore tani Ballkani ngritët në pozitën e dytë, mbrapa vetëm Viktoria Plezen, derisa Dinamo është në vendin e tretë. /Lajmi.net/