Alfonso Dejvis po dëshmon formë pozitive në këtë sezon të ri, e ku lëndimet kanë mbetur pjesë e së shkuarës. Megjithatë, jo gjithçka duket në rregull për bordin dhe tifozët e Bajernit.
Pas deklaratës së agjentit të Nik Huzeh se edhe ekipe me emër nga Premier Liga kanë shfaqur interes ndaj mbrojtësit të majtë në kampin e bavarezëve, portali “90min” ka zbuluar skuadrat konkret nga Anglia.
Bëhet fjalë për Mançester Sitin dhe Çelsin, të cilat janë të gatshme të bëjnë edhe çmenduri financiare nëse është nevoja. Kontrata në Mynih i skadon verën e vitit 2025 dhe ka pak gjasa që të rifillojnë negociata e rinovimit.
Real Madrid mbetet favorit për nënshkrimi me “raketën” kanadeze, e ku përflitet se operacioni do të ndodhë verën e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL