• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja e Romës në Ligën e Europës, Murinjo nuk është i kënaqur: Në pjesën e parë nuk shiheshim me sy

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht suksesit 4-0 përballë Servetes, në javën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Europës, Zhoze Murinjo nuk e fsheh zhgënjimin e tij për paraqitjen e bërë nga verdhekuqtë.

murinjo

Ndoshta, nga larg, nga tribuna ku ai ishte ulur, dukej gjithçka disi edhe më e qartë në aspektin taktik dhe këtë fakt ai nuk e ka fshehur përpara gazetarëve në fund të ndeshjes: “Bëmë një pjesë të parë të tmerrshme. Nuk më pëlqeu asgjë. Ishim shumë pasivë, fare pak lëvizje pa top, shkurt, e vështirë që të bënim më keq. Por në pjesën e dytë ndryshuam gjithçka. Rigjetëm agresivitet, nisëm që të lëvizim pa top dhe pikërisht këto detaje bënë që loja të lëvizte në mënyrën e duhur dhe të gjenin pastaj atoa gola të shpejtë që vunë në kasafortë suksesin tonë të dytë në fazën e grupeve.

Dyshja Lukaku-Beloti? Që janë dy lojtarë me peshë kjo nuk diskutohet dhe ata dinë se si të ofrojnë prezencë në zonën kundërshtare siç treguan mbrëmjen e djeshme. Por fakti është se kur na mungon Paulo Dibala, kuptohet qartë se humbim shumë në kreativitet, në fantazi. Për ne Dibala është një lojtar thelbësor, një që di të lidhë repartin e mesfushës dhe të sulmit, por duhet të mësojmë sa më shpejt që të luajmë edhe pa atë”, u shpreh “Speciale One”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kuka vlerëson lart Ballkanin, ka edhe një ofertë interesante për trajnerin Daja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.