Monday, 13. April 2026
Sport

Kuka vlerëson lart Ballkanin, ka edhe një ofertë interesante për trajnerin Daja

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani shënoi fitore historike mbrëmë duke e mposhtur Dinamo Zagrebin në Ligën e Konferencës.

  

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani e mposhti Dinamo Zagrebin 2:0.

Kjo ishte fitorja e parë dhe pikët e para të kampionit të Kosovës në Ligën e Konferencës.

Tani, këtij suksesi të Ballkanit i ka reaguar edhe Driton Kuka, e po ashtu trajneri i ekipit kosovar të xhudos ka edhe një ofertë për Ilir Dajën.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Suksesi bên zhurmë e jo daljet në media,rrjete sociale duke llomotit e mashtruar.

Suksesi po bën zhurmë tek një ekip e trener.

Të tillë po më duken ekipi futbollistik “ Ballkani”.

Të tillë po më duken njerêzit që ndërtuan ekipin në krye me trenerin që aq sa unë po e shoh,pak flet e shumë punon!

Shpresoj mos të ndaleni,nismë e shkelqyeshme por pa eufori.

Kosova don tituj edhe në sporte kolektive,gjithçka është e mundur.

Trenerit nese i duhet sulmues i majtë mos të më qet në harresë”, shkroi Kuka në “Facebook”.

  

  


Teilen: