Monday, 13. April 2026
Sport

Barcelona nis të trembet, ylli i skuadrës rrezikon edhe “El Clasico”-n

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Robert Levandovski nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Ksavi Hernandez në ndeshjen e Barcelonës kundër Granadës, të dielën e ardhshme, për shkak të dëmtimit të pësuar të mërkurën në Champions kundër Portos.

levandovski

Klubi katalanas ka raportuar se sulmuesi ka marrë një goditje të fortë dhe ka ndrydhur kyçin e këmbës, siç është verifikuar pas testeve të bëra mëngjesin e së enjtes në “Ciudad Deportiva”.

Klubi i Barçës i ka kërkuar atij të qëndrojë në Barcelonë gjatë pushimit të kampionateve për të mos iu bashkuar kombëtares polake për kualifikueset e “Euro 2024”.

Objektivi i Barcelonës është që Levandovski të jetë gati për “klasiken” e parë të sezonit më 28 tetor. Por, gjithsesi në klub ka ankth, teksa kujtojmë se të dëmtuar janë dhe Pedri, Rafinja e De Jong. Të gjithë këta lojtarë janë në mëdyshje serioze për takimin kundër Realit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: