Monday, 13. April 2026
Sport

E konfirmuar: Ilir Krasniqi i Llapit ftohet nga Kosova për ndeshjet e tetorit

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese të muajit tetor.

  

Lajmin e ka konfirmuar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Batatina ka publikuar edhe ftesën e Kosovës për Ilir Krasniqin që iu dërgua klubit llapjan.

“Vazhdojmë një diamond që tash e ka Kosova në brendin e vetë” – ka shkruar Batatina.

Dardanët do të përballen me Andorrën dhe Izraelin në muajin tetor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian./Lajmi.net/

  

  


Teilen: