• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Humbi rastin me portën e boshatisur, Owen kritka për Nunez: Nuk e di çfarë po ndodh me të

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Të kuqtë” e Liverpool arritë të fitonin, mbrëmjen e së enjtes, sfidën e dytë të fazës së grupeve të UEFA Europa League, teksa në “Anfield Road”, mposhtën belgët e Royal-Union SG, me rezultatin e pastër, 2 me 0, pas golave të shënuar nga Ryan Gravenberch e Diogo Jota.

Mirëpo, pavarëisht se arritën fitoren, rezultati mund të kishte qenë më i thellë, teksa në pjesën e parë të sfidës, “bomberi” uruguajan, Darwin Nunez shërdoron një rast me portën e boshatisur, duke shokuar jo pak tifozët e Liverpool, por dhe “legjenda” të këtij klubi.

Ndër këta të fundit është dhe ish-“ylli” i sulmit, Michael Owen, i cili duke komentuar performancën e “të kuqve” pas sfidës u shpreh se uruguajani ka shuëm “defekte” në lojën e tij, teksa shtoi se 24-vjeçarit do t’i duhet shumë punë për të arritur në “majat” e futbollit botëror.

“Nuk e di çfarë ndodh me Nunez, nuk e kuptoj nëse është mungesa e besimit, mungesa e aftësisë apo mungesa e përqëndrimit. Në teori, pjesa më e madhe e lojtarëve profesionistë e shënojnë një rast të tillë. Por, tashmë asgjë që bën Nunez në fushë nuk më surprizon më. Ai ndonjëherë luan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ndonjëherë bën gafa të tilla.

Ka shumë defekte në lojën e tij. Nunez e ka materialin për t’u bërë një lojtar shumë i mirë, por ka nevojë për shumë punë dhe i duhet ende të fitojë eksperiencë. Kur një klub shpenzon aq shumë para për një lojtar, unë pres që të ketë marrë një futbollist të kompletuar. Ndoshta Nunez përsërit rastin e Drogba pasi edhe ai vuajti në fillim, por mbetet për t’u parë”, u shpreh Owen. /i.m /abcnews.al

Next Post

“I lumtur që luajta përkrah Lukakut”, Beloti: Ne jemi Roma dhe besojmë te suksesi final

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.