Monday, 13. April 2026
Sport

Lista e Glihas: Krasniqi, Zyba e Dellova të ftuarit nga klubet e Superligës së Kosovës

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Primoz Gliha për dy ndeshjet e muajit tetor.

  

Përzgjedhësi Primoz Gliha në listën e 25 futbollistëve të ftuar ka përfshirë edhe tre futbollistë që luajnë aktualisht në elitën e futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.

Qendërmbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqin dhe dyshen e Ballkanit, Qendrim Zyba dhe Lumbardh Dellova janë lojtarët e ftuar nga Kosova.

Dardanët do të përballen me Andorrën në udhëtim më 12 tetor, ndërkohë që tri ditë më vonë luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit.

Reprezentacioni i Kosovës është pa gjasa për kualifikim në Evropian me katër pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve.

Lidere e Grupit I është Zvicra me 14 pikë e ndjekur nga Rumania me 12 pikë dhe Izraeli me një pikë më pak./Lajmi.net/

  

  


Teilen: