Monday, 13. April 2026
Sport

Drogë, incidente dhe mjete piroteknike para sfidave të AEK dhe PAOK, 12 të arrestuar

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Policia në Athinë dhe Selanik ka bërë dje 12 arrestime për shkelje të legjislacionit për drogën dhe sportin para fillimit të ndeshjeve të AEK-ut dhe PAOK-ut.

Gjatë kontrollove paraprake jashtë stadiumit, para fillimit të ndeshjes mes AEK dhe Ajax, janë konstatuar 5 persona që mbanin gjithsej 10.5 gram kanabis, të cilat u konfiskuan. Përpara sfidës kanë ndodhur gjithashtu edhe incidente të lehta me pasojë plagosjen e 2 punonjësve të policisë.

Në të njëjtën kohë, në Selanik, gjatë kontrolleve para fillimit të ndeshjes së PAOK, janë identifikuar dhe arrestuar 7 persona, pasi posedonin 24 mjete të rrezikshme piroteknike./ h.ll/abcnews.al

 

Teilen: