Monday, 13. April 2026
Sport

​Suhareka e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Rahovecit

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Suharekës e ka fituar me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen ndaj Rahovecit, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në seancën e mbajtur sot të Komisionit të Garave, është aprovuar ankesa nga Suhareka që Rahoveci kishte futur në lojë futbollistin që nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes, raporton KosovaPress.

“Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit ‘Suhareka 23’ nga Suhareka dhe ndeshja e javës së 7-të e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, në mes KF ‘Rahoveci’ dhe KF ‘Suhareka 23’ e përfunduar me rezultat 0:0 në fushë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Suhareka 23 nga Suhareka”, shkruante në komunikatën e KG të FFK-së.

Ndeshjen e katër tetorit Rahoveci dhe Suhareka e mbyllën me barazim pa gola 0:0, ndërsa tani Rahoveci e fiton ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0.

Teilen: