Trajneri i Napolit, Rudi Garcia, ka dhënë një përditësim për gjendej e Amir Rrahmanit.
Kapiteni i Kosovës u lënda në ndeshjen kundër Bragas më 20 shtator, shkruan Lajmi.net.
Garcia e ka konfirmuar se mbrojtësi do të rikthehet së shpejti, por ka shtuar se duhet të ketë kujdes.
“Pothuajse është rikuperuar, por ne nuk do të rrezikojmë. Gjithsesi, nëse do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë nuk e do e lëmë jashtë. Edhe pse ende nuk i ka 90 minuta në këmbët e tij. Nuk duam të nxitohemi, nuk jemi në emergjencë duke marrë parasysh dyshen Ostigard-Natan. E rëndësishme është që Rrahmani të mos grumbullohet me Kombëtaren. Sepse mund të dëmtohet sërish dhe atëherë do të ishte një problem i madh për ne”, u shpreh ai.
Rrahmani nuk është ftuar nga Primoz Gliha për dy takimet e Kosovës ndaj Andorrës dhe Izraelit. /Lajmi.net/