• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haaland shpjegon se si ndonjëherë bëhet ‘zombie’ në fushë

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haaland e quajti veten një “zombi” në fushë dhe gjithashtu foli rreth asaj nëse ai do të thyejë rekordin e golave të Alan Shearer në Ligën Premier.

Norvegjezi ka qenë në formë produktive që kur u transferua në Angli duke shënuar 44 gola në Ligën Premier në vetëm 42 paraqitje. Rekordi i tij i çmendur para portës bëri që Martin Odegaard ta quante atë një “bishë” ndërsa Jurgen Klopp e konsideroi atë si një “forcë të natyrës”.

Megjithatë, Haaland e etiketoi veten si një “zombi” në fushë, ndërsa shpjegoi varësinë e tij ndaj shënimit të golave.

“Mund të futem në fushë dhe ta prek topin disa herë, por thjesht jam duke ecur përreth, duke qëndruar aty, duke bërë lëvizje në botën time… është e vështirë të shpjegohet. Unë dal nga trupi im dhe bëhem një zombi”, ka thënë norvegjezi.

“Kur skuadra nis aksionin nga prapa, e di që nuk kam nevojë të përfshihem. Unë qëndroj aty (në sulm) dhe pres momentin e duhur”, shtoi ai.

Alan Shearer ende kryeson listën si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier me 260 gola. Edhe pse Haaland aktualisht është shumë larg tij, 216 gola për të qenë të saktë, ka pasur sugjerime se ai mund të vendosë një rekord të ri nëse vazhdon karrierën e tij me Cityn edhe për disa vite të tjera.

“Sa është kontrata ime? Tre vjet e 10 muaj? Pra, ka ende kohë për ta bërë atë, apo jo?”, pyeti Haaland.

Kur u pyet nëse beson se mund ta bëjë këtë në një periudhë kaq të shkurtër, ai tha:

“Kjo është diçka që nuk mund ta mendosh. Duhet të mendosh për ndeshjen e ardhshme, sezonin dhe më pas këto gjëra vijnë pas një kohe. Por nëse do të jem për 15 vjet në Angli, atëherë pse jo? Do të shohim”, përfundoi Haaland.

Haaland do të kërkojë të shtojë numrin e golave këtë të diel, me Cityn që udhëton në “Emirates” aty ku do përballet me Arsenalin e Mikel Artetës.

Next Post

Nuk është në planet e Pochettino, Bayern Munich shfaq interes për Chalobah

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.