• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Largohet nga FC Ferizaj njeriu që i dha kreativitet klubit

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Valdrin Nuredini është larguar nga klubi i FC Ferizajt.

  

Nuredini në këtë klub e ka ushtruar rolin e zëdhënësit, për më shumë se një vit.

Ai i dha hijeshi klubit me kreativitetin e tij në njoftime për më të rejat e fundit te “Ujqit”, shkruan lajmi.net.

Vet Valdrini e ka publikuar lajmin për largim në faqen e tij në rrjetin social “Facebok”.

Postimi pa ndërhyrje i Valdrin Nuredinit                           

Faleminderit FC Ferizaj

Me pak fjalë, pas një periudhe më shumë se 1-vjeçare, si zëdhënës i klubit, e më pas edhe si administrator i Shkollës së Futbollit, unë dhe FC Ferizaj i kemi ndarë rrugët. 

Që nga dita e parë e punës përmes qindra shkrimeve, jam munduar të ngrisë nivelin e PR-it, duke e shndërruar faqen e klubit në një nivel më të lartë gjuhësor, e duke punuar në kreativitet e informim sa më cilësor. Kam qenë i zëshëm në përkrahje e mbrojtje të politikave të klubit, brenda dhe jashtë fushës. Sigurisht se gjatë këtij rrugëtimi edhe mund të kem gabuar, por përherë nga dëshira që të kontribuojë sa më shumë.

 Shpresoj se këtu do të mbesin kujtimet tona, por asnjëherë qëllimet për të ardhmen. Për qytetin dhe sportin në Ferizaj, do të jem përherë i gatshëm ta jap kontributin tim modest. 

FC Ferizajt i uroj suksese në garën për inkuadrim në Superligë. Qytetarët e Ferizajt e mbi të gjitha UJQIT e meritojnë një gjë të tillë.

Për fund, e jo për nga rëndësia, falenderoj presidentin Lulzim Abazi për bashkëpunimin, kolegët e veçantë, Lumin, Jetishin dhe Fisin për gëzimet e dëshpërimet që i kemi ndarë së bashku.. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Telashe për Mançester Sitin, kërkohet hetim për lidhjet me Rusinë të sheikut Mansur. Çfarë do të ndodhë me Dinamon?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.