Monday, 13. April 2026
Sport

Çeku flet për stadiumin në Bërnicë: Nënshkruam kontratë në vlerë prej 545 mijë eurosh

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 545 mijë euro, për fillim të punimeve në stadiumin e Bërnicës.

  

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimi i planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit, shkruan Lajmi.net.

“Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës. Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit. Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar Çeku. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: