Monday, 13. April 2026
Sport

Ramadani e Bajrami ndahen baras në Serie A

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lecce ka barazuar me Sassuolon në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, shkruan Lajmi.net.

  

Ylber Ramadani luajti nga minuta e parë për Leccen, derisa Nedim Bajrami u inkuadrua në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër Medon Berisha që luan për Leccen nuk pati minuta në këtë përballje.

Sassuolo avancoi në pjesën e parë me anë të Domenico Berardit që realizoi nga penalltia, ndërsa Lecce barazoi me të filluar pjesa e dytë me sulmuesin Nikola Krstoviq.

Skuadra e Ramadanit pas tetë ndeshjeve gjendet në vendin e shtatë në tabelë me 12-të pikë, kurse Sassuolo është dy pozita më poshtë me 10 pikë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: