• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Thaqi e komenton ftesën e munguar nga Kosova: Fitoren ndaj Dinamos ia dedikojmë Policisë së Kosovës

07/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani bëri të “pamundurën” duke befasuar Dinamo Zagreb në “Fadil Vokrri”.

Motivi dhe dëshira maksimale ishte faktori kryeson në triumfin ndaj favoritit të Grupit C.

  

Mbrojtësi i kampionit të Kosovës, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net ka folur për fitoren e madhe.

“Ka qenë ndeshje shumë e vështirë sepse Dinamo është kundërshtari më i fortë i grupit dhe fuqi në futboll, mirëpo me motivim dhe me dëshirë maksimale arritëm një rezultat fantastik”, tha Armend Thaqi.

Pas sulmit terroristë në Banjskë, Thaqi fitoren ia dedikoi policëve të Kosovës.

Në këtë sulm e humbi jetën polici tashmë hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Një fitore që është për krejt tifozët e futbollit kosovar sepse atje jemi të gjithë bashkë, e në veçanti heronjve tanë Policëve që ishin në gjendje edhe jetën ta japin për Kosovën”, ka shtuar ai.

Ballkani pasi mposhti Dinamo Zagrebin 2:0 është ngjitur në vendin e dytë në Grupin C, mbrapa vetëm Viktoria Plezen, derisa skuadra kroate renditet e treta.

30-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kryesor në suksesin e Ballkanit, por i ka munguar ftesa nga Kombëtarja e Kosovës.

Thaqi ka theksuar se ai është i gatshëm të mbrojë ngjyrat e Kosovës kurdo që nevojitet.

“Për derisa të jem në futboll dhe të kem shëndetin e formë të mirë gjithmonë do të jem i gatshëm për Kosovën. Mirëpo e them prapë është selektori që vendos”.

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, për ndeshjet e tetorit ka ftuar dy lojtarë të Ballkanit, Qëndrim Zyba dhe Lumbardh Dellova.

“Dardanët” do të përballen me Andorrën në udhëtim më 12 tetor, ndërkohë që tri ditë më vonë luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit. /Lajmi.net/

  


Next Post

Tri ndeshje interesante në Serie A – Milan, Juventus dhe Inter zbresin në ‘podium’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.